FOTOLAJM/ Hazard i beson kokën, mbrojtësi i Çelsit bëhet “berberi” i ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 13:56

FOTOLAJM/ Hazard i beson kokën, mbrojtësi i Çelsit bëhet “berberi” i ekipit

David Luiz bëhet “berberi i ri” i ekipit të Çelsit, teksa Eden Harzard i ka besuar atij për një rruajtje në qendrën stërvitore. Dhe braziliani ka treguar që aftësitë e tij nuk shtrihen vetëm në fushën e futbollit, duke u treguar i gatshëm për ta ndihmuar shokun e tij të skuadrës.

Hazard dhe David Luiz

Hazard i besoi brazilianit për ta ruajtur në qafën e tij dhe më pas bëri një foto, të cilën e postoi në rrjetet sociale për të parë rezultatin. Në foto Hazard shfaqej i rehatuar në një nga krevatet e terapisë, ndërsa Luiz vazhdonte punën. Në përshkrimin e fotos belgu shkruajti:

hazard

“Berberi i ri, sepse ndonjëherë duhet ti besosh familjes. Punë e mirë David Luiz, por ju lutem mos e provoni këtë gjë në shtëpi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"