Fotolajm/ Gjermani i shkel syrin “zonjës së vjetër”, feston ditëlindjen me tortën e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 13:20

Fotolajm/ Gjermani i shkel syrin “zonjës së vjetër”, feston ditëlindjen me tortën e Juventusit

Një ndër lojtarët më të përfolur për tu afruar te Juventusi në këtë merkato është gjermani Emre Çan. Mesfushorit të Liverpulit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë.

emre-can

Juventusi e dëshiron lojtarin, por mesa duket edhe lojtarit nuk i durohet deri sa të mbërrijë në Torino. Gjermani ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe si dhuratë ka marrë një tortë bardhezi.

Ai e ka postuar fotografinë në ku ndodhet me disa miq në “Instagram” dhe nuk kanë munguar komentet e tifozëve te Juves, por edhe atyre të Liverpulit.

gfgh

Ata bardhezinj i uronin mirëseardhjen lojtarit në Torino, ndërsa ata të Liverpulit i kërkonin atij ta mendonte edhe një herë largimin nga “Anfield”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"