FOTOLAJM/ “Fitore e pabesueshme”, Naingolan i shkruan futbollistit të Kukësit në natën historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 11:56

FOTOLAJM/ “Fitore e pabesueshme”, Naingolan i shkruan futbollistit të Kukësit në natën historike

Pas fitores historike të Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë në Duisburg me rezultatin 1-2, lojtari i Kukësit Agim Ibraimi nuk është aktivizuar për asnjë minutë në këtë takim, por entuziazmi i tij nuk ka munguar, ku nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka postuar festën e lojtarëve të Maqedonisë së Veriut në dhomat e zhveshjes.

WhatsApp Image 2021-04-01 at 11.36.38

Ajo që bie më shumë në sy është komenti që ka marrë Ibraimi ku ish-lojtari i Interit aktualisht i Kaljarit, Raxha Naingolan i ka komentuar “Fitore e pabesueshme”.

Një koment ky që edhe vetë Ibraimi duhet të jetë i motivuar pasi një lojtar i madh si Naingolan i ka shkruajtur lojtarit të Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"