FOTOLAJM/ Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari: Dikur liderë, turp për ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 10:49

FOTOLAJM/ Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari: Dikur liderë, turp për ata që…

Ervin Fakaj ka shpërthyer përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkrimin e botuar dje në “Panorama Sport”, në të cilin flitej për lavdinë e Flamurtarit, e ka bërë foto dhe shoqëruar me akuzat e tij për drejtuesit vlonjatë.

ervin fakaj

“Dikur liderë të futbollit shqiptar, sot në gjendje të mjerueshme… Turp për ata që e sollën në këtë ditë, turp dhe për pjesën tjetër që nuk po e gjejnë rrugën të reagojnë. Nostalgji për Flamurtarin e madh”.

Ky është postimi i ishmbrojtësit vlonjat të Flamurtarit dhe Kombëtares, që i referohet situatës ku kuqezinjtë kanë përfunduar në Kategorinë e Parë.

fakaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"