FOTOLAJM/ “Do ta q**ë Kristianon tënd”, tifozët marokenë sulmojnë partneren e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 17:32

FOTOLAJM/ “Do ta q**ë Kristianon tënd”, tifozët marokenë sulmojnë partneren e Ronaldos

Kritsitano Ronaldos ju deshën vetëm 4 minuta që të gjejë golin kundër ekipit të Marokut dhe kjo i irritoi tifozët maroken të cilët arritën të gjenin një mënyrë për tu hakmarrë. “Viktimë” e kësaj hakmarrje është bërë e dashura e tij Xheorxhina Rodrigez. Bukuroshja nga Argjentina ndau një foto në rrjete social ku nuk munguan komentet kundra saj dhe Kristiano Ronaldos.

auto_georgina-rodriguez-1368189_1529499087-26730511529501893

“Patëm një ditë të mrekullueshme të gjithë ne”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë, të cilën e shpërndau me 5.5 milionë ndjekësit e saj.

cristiano-ronaldo-georgina-rodriguez_djhoo6w5mu2t1rwmdjqjuzwch (1)

Shumë tifozë postuan emoji të flamurit maroken bashkë me mesazhet mbështetëse për kombëtaren e tyre.

Një tifoz shkroi: “Mos u brengos, do ta q***ë Kristianon tënd, sepse ne jemi Maroku”.

Një tjetër shkroi: “Mos u brengos, Maroku është gati”. Dikush madje e luti atë që t’i thotë Ronaldos që të mos luajë në ndeshjen kundër Marokut.

Një tifoz iu lut asaj me këto fjalë: “Zonja ime e bukur, të dua nga Maroku. Thuaji burrit tënd, heroit tonë CR7, që të mos luajë  kundër vendit tim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"