Fotolajm/ Dhuna në stadiume, shikoni si është “katandisur” lojtari i Kukësit pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2018 | 17:31

Fotolajm/ Dhuna në stadiume, shikoni si është “katandisur” lojtari i Kukësit pas fitores

Dhuna në stadiumet shqiptare është një fenomen i pranishëm, sidomos në kategoritë inferiore. Lojtari i Kukësit, Klevis Sadiku, ka denoncuar një rast të tillë përmes publikimit të një fotoje në “Instagram” pas ndeshjes.

klevis sadiku

Në foto duket qartë e nxira në sy që i kanë shkaktuar kundërshtarët . Gjithsesi, Sadiku nuk e dramatizon situatën, por shkruan “Dita e ndeshjes” dhe simbolin e një tigri.

SADIKU KLEVIS

Klevis Sadiku ndihmoi Kukësin B ditën e sotme në takimin që ata zhvilluan përballë Internacionalit të Tiranës në Kategorinë e Dytë. Ekipi B i Kukësit fitoi jashtë fushe në rezultatin 3-5 dhe Sadiku shënoi golin e parë të ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"