FOTOLAJM/ Devolli futet në krizë, të pezulluarit ironizojnë: I drejti zhytet, por nuk mbytet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 10:18

FOTOLAJM/ Devolli futet në krizë, të pezulluarit ironizojnë: I drejti zhytet, por nuk mbytet!

Pas ndeshjes së djeshme, ku Devolli humbi në shtëpi ndaj Ilirisë me shifrat 2-3, kanë reaguar në rrjetet sociale dy nga katër lojtarët e pezulluar. Bëhet fjalë për portierin Hektor Mali dhe sulmuesin Paulo Ivani.

devolli

I pari ka preferuar të vendosë një thënie filozofike, ndërsa e ka ilustruar postimin në rrjetet sociale me pamje nga ndeshja Devolli-Lushnja. “I drejti zhytet, por nuk mbytet”, shkruan Mali. Ndërsa korçari Ivani reagon me një foto të një prej lojtarëve të kombëtares së Perusë, teksa në anglisht ironizon: “A ju mungoj?” Madje, në krah të pyetjes në gjuhën angleze, Ivani vendos edhe fotot e dy pistoletave lodër.

24

Një “mesazh” i fortë nga të dy lojtarët, të cilët pezullimin nga ana e klubit e kanë cilësuar absurd dhe të pabazuar. Kujtojmë që pas ndeshjes Turbina-Devolli 2-0, klubi devollit pezulloi katër lojtarë për mungesë impenjimi. Ndërkohë, dje tifozët kishin dhënë gjithashtu mesazhin e tyre, duke shpalosur një banderolë, ku shkruhej: “Ekipi i bilishtarëve, dënim tradhtarëve. Drejtuesit shkojnë e vijnë, për ekipin nuk duan t’ia dinë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"