FOTOLAJM/ Derbi i nxehtë edhe jashtë fushe, në tribunën e “Elbasan Arena” plas sherri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:32

FOTOLAJM/ Derbi i nxehtë edhe jashtë fushe, në tribunën e “Elbasan Arena” plas sherri

Përveç se në fushë, derbi është i nxehtë edhe jashtë saj. Ndonëse luhet pa ndeshje, në Partizani-Tirana, kishte edhe një numër të pranishmish në tribunën qendrore, ku e ndoqën ndeshjen nga afër.perplasjet ne tribune (1)

Nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre, ku në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet përplasja mes të pranishmëve, mbështetës të të dyja skuadrave.

Duket se të dyja tifozeritë e donin me çdo kusht një fitore në derbi dhe për këtë arsye tensioni ishte i pranishëm, ku ndonjëherë edhe nuk mund të përballohet.

Kujtojmë se drejt Elbasanit udhëtuan edhe ultrasit e të dyja skuadrave, të cilët mbështesin ekipet e tyre nga jashtë, ku nuk munguan edhe përplasjet mes tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"