FOTOLAJM/ “Çfarë mund të bësh për 7 minuta?”, Levante tallet keq me Barcelonën pas fitores 3-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 18:41

FOTOLAJM/ “Çfarë mund të bësh për 7 minuta?”, Levante tallet keq me Barcelonën pas fitores 3-1

Levante mposhti Barcelonën me rezultatin 3-1 ditën e djeshme, teksa në pjesën e dytë nga minuta 61 deri në 68’, vendasit shënuan 3 gola, duke marrë kështu një avantazh të cilin e ruajtën deri në fund.

LEVANTE]

Një rezultat shumë negativ ky për katalanasit, të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi Levante e gëzuar nga fitorja, ka menduar edhe të tallet pak me kundërshtarin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ekipi vendas postoi një foto në “Instagram” me një kërkim qesharak në internet.

Levante kishte bërë një kërkim në internet me pyetjen, “Çfarë mund të bësh për 7 minuta?”, teksa nga kërkimi, të gjitha rezultatet ishin për fitoren e tyre ndaj Barcelonës. Pikërisht këtë Levante e ka postuar në “Instagram”, për tu tallur me kundërshtarin.


View this post on Instagram

Deberías Googlear “¿Qué hacer en 7 minutos?” #LevanteBarça

A post shared by Levante UD (@levanteud) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"