FOTOLAJM/ Çani tregon muskujt nga plazhi, menaxheri e ironizon: Të të vijë turp…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 14:02

FOTOLAJM/ Çani tregon muskujt nga plazhi, menaxheri e ironizon: Të të vijë turp…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka lënë jashtë listës për dy ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Mariborit. Përplasjet me Edgar Çanin nisën që në minifazën përgatitore në Ohër, e më pas erdhi vendimi i bujshëm për mosgrumbullimin e sulmuesit. Në këtë periudhë, duke mos qenë pjesë e ekipit për Europën, Çani ka shfrytëzuar disa ditë plazh në Dhërmi.

cenolli cani

Në një foto të postuar në “Instagram” ai ka treguar muskujt si për të shuar zërat se është mbipeshë. Duke përfituar nga ky rast, menaxheri i sulmuesit, Mario Cenolli, nuk ngurron të ironizojë, duke lidhur gjithçka me situatën e Çanit tek të kuqtë. “Të vi turp, ke shtuar edhe 11 kile! Që nesër palestër, se ndryshe nuk loz më futboll në Shqipëri!!!”, – i shkruan agjenti i FIFA-s Çanit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"