FOTOLAJM/ Brdariç nuk e harron Vllazninë, ja mesazhi i gjermanit para duelit me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 15:57

FOTOLAJM/ Brdariç nuk e harron Vllazninë, ja mesazhi i gjermanit para duelit me Partizanin

Vllaznia ndeshet me Partizanin në “Loro Boriçi” në sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me të parën që përfundoi në shifrat 0-0.

brdaric

Një tifoz special për skuadrën shkodrane duket se është edhe ish-trajneri i tyre, Tomas Brdariç, i cili e ka treguar këtë me anë të një fotoje të postuar.

Në një foto të hedhur në Instagramin e tij, Brdrariç shkruan “Fat të mbarë Vllaznia”, ku në krah të tij është i biri, Tim Brdariç, i cili luajti sezonin e kaluar me skuadrën shkodrane.

brdaric

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"