FOTOLAJM/ Bomberat e Juventusit, UEFA fut në listë edhe legjendën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 22:59

FOTOLAJM/ Bomberat e Juventusit, UEFA fut në listë edhe legjendën shqiptare

Në një listë të veçantë me sulmuesit e huaj që kanë shënuar më shumë gola, të cilët kanë qenë pjesë te Juventusi, pjesë është edhe legjenda shqiptare, Riza Lushta.

riza lushta juventus-milan

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica, në një karrierë të gjatë në Itali, pasi e nisi me Tiranën, ishte pjesë e Juventusit në sezonet 1940-1945. Në këto vite, Lushta arriti që të shënonte edhe plot 56 gola.

Në listën me të dhënat e publikuara nga UEFA, Lushta është i dhjeti me shifrën e golave të shënuar, ndërsa sipër tij renditen emra të njohur si Higuain, Nedved, Dibala, Plati, Hansen, Çarls, Orsi apo Sivori.

Vendin e parë, me 171 gola të shënuar nga bomberat e huaj te Juventusi, e mban francezi David Trezege.

ae6934dc-5ea7-467a-9ed0-932e8f643687

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"