Fotokopje si me Kukësin, ka balotazh për një rol. Ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 10:24

Fotokopje si me Kukësin, ka balotazh për një rol. Ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Tiranës

Vllaznia ka mbyllur dje përgatitjet dhe është nisur drejt Tiranës.

VLLAZNIA 1

Në krahasim me ndeshjen e fundit, Plori për formatimin e 11-shit të parë do të ketë të gatshëm Latifin, i cili është një rikthim me shumë për këtë përballje.

E vetmja pikëpyetje për një vend në formacion do të jetë aktivizimi nga minuta e parë i dyshes Arsid Kruja apo Ardit Hoxha. Dy lojtarët do të jenë në balotazh për një vend në formacionin e parë.

Nisur nga kjo, formacioni që pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë tekniku Plori, pritet të jetë i tillë. Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Adili, Bulatoviç e Hakaj.

Në mesin e fushës pritet që të jetë dyshja Kruja e Jonuzi. Në mbështetje të sulmuesit kryesor Aralica pritet që të jenë tre lojtarë. Braziliani Viktor da Silva do të jetë në qendër, ndërsa në të majtë do të vendoset Latifi.

Ndërsa një mes Krujës apo A.Hoxhaj do të mbetet në stol, një vendim që tekniku pritet që të marrë ditën e sotme.

VLL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"