Fotoja u bë virale, zbulohet se çfarë po i tregonte Perezi lojtarëve të tij në telefon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 20:35

Fotoja u bë virale, zbulohet se çfarë po i tregonte Perezi lojtarëve të tij në telefon

Real Madrid udhëtoi për në Bilbao sot, dhe Florentino Perez ishte pranë ekipit. Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon presidentin e Realit që po i tregon diçka në telefonin e tij Modriçit dhe Lukas Vaskezit.

perez telefoni

Shumë njerëz u bënë kurioz se çfarë po i tregonte Perezi lojtarëve të tij në telefonin e vet, por në fund u zbulua se po i tregonte foto sesi do të dukej stadiumi “Santiago Bernabeu” pas punimeve që po kryhen. Real Madrid po i luan ndeshjet në stadiumin “Alfredo di Stefano” pasi në “Santigao Bernabeu” po kryhen ende punime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"