Fotografohet duke darkuar në Milano, trajneri që la Shqipërinë jashtë Botërorit kandidat potencial për pankinën e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 22:22

Fotografohet duke darkuar në Milano, trajneri që la Shqipërinë jashtë Botërorit kandidat potencial për pankinën e Interit

Interi nuk e ka nisur me marshin e duhur këtë sezon, teksa në 8 ndeshje në Serinë A, ka fituar katër, ka humbur po katër dhe nuk ka barazuar asnjë sfidë.

SOUZA

Për këtë ecuri negative, ndonëse drejtuesit kanë deklaruar publikisht se Simone Inzagi nuk është në rrezik shkarkimi, ditët e fundit janë qarkulluar emra të ndryshëm për tu ulur në pankinën zikaltër.

Nga dy fituesit e Tripletës së 2010-ës me Interin, Dejan Stankoviç te Kristian Kivu, e deri te Paulo Souza, i cili është parë mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e miqëve të tij duke darkuar me një restaurant të Milanos.

 

souza

Kujtojmë se Paulo Souza ishte trajner i Polonisë, kur Shqipëria u mposht nga këta të fundit minimalisht 0-1 në stadiumin “AIR Albania”, ku me atë disfatë të pësuar Kombëtarja kuqezi mbeti jashtë “Play-Off’-it të Botërorit të Katarit, e cila do të ngrejë siparin në muajin nëntor.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"