FOTO/ Zbulohet Indrit Fortuzi, shikoni ku ka përfunduar “Zogu” i bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:00

FOTO/ Zbulohet Indrit Fortuzi, shikoni ku ka përfunduar “Zogu” i bardhebluve

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua në nëtor të vitit 2015 nga Shqipëria, pasi e shoqja e tij u kallëzua për mashtrime, si edhe pasi ish-futbollisti kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit, dhe kishte shumë para borxh.

indrit fortuzi copy

Por sot, rreth 3 vite më vonë, “Zogu” mësohet se është vendosur në Kanada, ku nuk i është ndarë fushave të blerta. Fortuzi ka nisur punë si trajner në ekipin kanadez ProStars FC, ekip i cili luan në divizionin e tretë kanadez.

indrit fortuzi trajner kanada copy

Ai është trajner i ekipit të meshkujve, mes shumë ekipeve për femra, apo edhe të akademive, që ka klubi ProStars. Në CV e tij shënohen edhe disa nga arritjet më të mëdha të Fortuzit, si dhe licencat që ka për të trajnuar.

fortuzi trajner copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"