FOTO/ Zaniolo si Del Piero, goli në finalen e Tiranës e vendos mesfushorin e Romës në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 22:24

FOTO/ Zaniolo si Del Piero, goli në finalen e Tiranës e vendos mesfushorin e Romës në histori

Nikolo Zaniolo ka shkruar emrin në historinë e futbollit italian me golin në finalen e Ligës së Konferencës kundër Fejnordit.

zaniolo vs fejnord

Statistikat nga  “OptaPaolo” kanë zbuluar se mesfushori është lojtari më i ri italian që shënon në një finale europiane pas golit që Aleks Del Piero shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1997 kundër Borusias së Dortmundit.

Zaniolo është 127 ditë më i madh në moshë seç ishte Del Piero në finalen e Championsit, i cili ishte 22-vjeç e 200 ditë në momentin kur shënoi golin e finales për Juventusin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"