FOTO/ “Zaniolo, kërce me ne!”, futbollisti i Romës u kthen përgjigje tifozëve të Lacios nga krevati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:35

FOTO/ “Zaniolo, kërce me ne!”, futbollisti i Romës u kthen përgjigje tifozëve të Lacios nga krevati

Urrejtja me tifozëve të Lacios dhe të Romës vazhdon jo vetëm sa herë përballen në derbi, por dhe në distancë.

nicolozaniolo-cropped_14p8h39sxqb9w18e1h1r6w3ssv

Të njohur sjelljet provokuese dhe skandaloze, tifozët bardhekaltër ironizonin me kore lojtarin e Romës Nikolo Zaniolo, i cili është dëmtuar në ligament dhe u operua përpara disa ditësh.

“Zaniolo kërce me ne!”, këndonin duke tallur 20-vjeçarin tifozët lacialë në takimin kundër Sampdorias, të cilën e fituan me rezultatin 5-1.

Më pas, futbollisti roman reagoi në profiling e tij në “Instagram” duke i quajtur “Inferiorë!” tifozët bardhekaltër.

Zaniolo është shpesh shënjestër e provokimeve të tifozëve rivalë të Romës. Gjatë derbit të fundit midis dy skuadrave, një grup ultrasish të Lacios ofendonin me thirrje seksiste të ëmën e Zaniolos.

160125765-f5d6a5e9-a286-485c-b097-f1a6d05cd3be

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"