FOTO/ Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 20:32

FOTO/ Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Nejmarit

Talenti italian Nikolo Zaniolo, ka përfunduar sërish në vëmendjen e mediave rozë. 21-vjeçari është shndërruar në një nga futbollistët më të preferuar të modeleve seksi.

Zaniolo

Pas lidhjes së përfolur me Madalina Ghenea, kësaj here italiani është hedhur në krahët e Kiara Nastit, për të cilën ka shprehur hapur simpatinë edhe baraziliani Nejmar, i cili nuk i ka kursyer ngacmimet në rrjetet sociale.

Processed with MOLDIV

Processed with MOLDIV

Sot, në ditën e Shen Valentinit, sipas “Correire dello Sport”, Zaniolo i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, bukuroshes seksi, ku në qendër formonin numrin 22, të cilin talenti i Romës e mban në fanellë.

Screenshot-2021-02-14-200216-640x316

Kiara Nasti është një modele tepër popullore në rrjetet sociale, teksa numëron 2 milionë ndjekës. Ajo nuk ka nguruar të ndajë në “Instastory”, një foto me trëndafilat, të cilat pretendohet të jenë dhuruar nga Zaniolo, teksa më pas postoi edhe një foto të Koloseut, duke forcuar më shumë dyshimet për një romancë me futbollistin italian.

Screenshot-2021-02-14-200256

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"