FOTO/ Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në TikTok

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 18:40

FOTO/ Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në TikTok

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ishte pjesë e një loje në TikTok, me figurën e famshme për shqiptarët Kozak Braçi. Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenal, ku spikat ai i sulmuesit Aleksandër Lakazet.

xhaka

Sulmuesi francez me komentet e tij shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.

Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.

arsenal lakazet

lakazet

lakazet 2

LEXO EDHE: VIDEO/ Xhaka harron kartonin e kuq ndaj Liverpul, luan live në TikTok me…Kozakun

Të vërtetat e Granit Xhakës: FSHF nuk më deshi, ja pse zgjodha Zvicrën. Vetëm Loriku më telefonoi

VIDEO / Graniti tregon bisedën me Taulantin pas dronit në Beograd: Luaja me Zvicrën dhe u fsheha të shihja çfarë ndodhte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"