FOTO/ Xhoshua, kampioni që nuk harxhon asgjë nga pasuria e tij. Boksieri jeton… falas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2019 | 18:03

FOTO/ Xhoshua, kampioni që nuk harxhon asgjë nga pasuria e tij. Boksieri jeton… falas

Antoni Xhoshua ka një pasuri të madhe për shkak të fitime nga boksi. Kampioni i Botës megjithatë, nuk bën jetën që çdo njeri i kalibrit të tij mund të bënte me atë pasuri të grumbulluar. Ai jeton në një banesë modeste në Shefield.
xhosh

Në “Instagram”, Xhoshua të jep përshtypjen se harxhon shumë me udhëtime me avione privatë, apo darke të shtrenjta. Megjithatë, për këto britaniku nuk nxerr asngjë nga xhepi i tij. Për çdo gjë pagujnë sponsorët e tij. Krahu i tij i djathtë, Fredi Kuningam, për “The Sun” tregon disa detaje.

xhoshua2

“Nga jashtë duket sikur ai lëviz me avionë privat, ora të shtrenjta, makina të bukura. Të gjitha janë të sponsorizuara. Xhoshua nuk po harxhon asnjë qindarëkë, ai po grumbullon. Ai e bën jetën luksoze në mënyrë të zgjuar”, tregon ai. Kujtojmë se kampioni i boksit ka 12 kontrata sponsorizimi që i sigurojnë atij praktikisht çdo gjë të mundshme.

xhosh1 xhoshua1 bo xhoshua3 xhoxhua

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"