FOTO/ Volejbollistja e Kombëtares shpallet “Miss Univers Albania”, njihuni me bionden seksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2019 | 20:16

FOTO/ Volejbollistja e Kombëtares shpallet “Miss Univers Albania”, njihuni me bionden seksi

Sportistet shqiptare, përveç kualiteteve të tyre në disiplina të ndryshme, ka diçka që i bashkon, bukuria.

cindy morina

Diçka të tillë e provon edhe volejbollistja e ekipit kombëtar, Cindy Marina. Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja u shpall fituese në “Miss Univers Albania 2019”.

cindy morinaa

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cindy Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

cindy morinaa1111

Cindy aktivizohet në Amerikë, me ekipin e Troy, ndërkohë që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin ne 68-të të Miss Univers, që këtë vit do të mbahet në Korenë e Jugut. Në këtë eveniment, ishte i pranishëm edhe presidenti i federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi, ndërkohë që një urim e jep edhe FSHV.

cindy morinaa11

NJOFTIMI

Volejbollistja e kombëtares shqiptare Cindy Marina është shpallur fituese e “Miss Universe Albania 2019”, event që u zhvillua në Tiranë.

21-vjeçarja është pasuesja e kombëtares kuqezi, duke shkëlqyer jo vetëm në parket por edhe në skenën e bukurisë.

FSHV i uron suksese të mëtejshme Cindy Marina në botën e bukurisë, për të nderuar kudo Shqipërinë.

Suksese Cindy

cindy morinaa111

cindy morinaa1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"