FOTO/ Vlonjatët e marrin me humor punën e basteve, Flamurtari përgjigjet me… dëmtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 17:23

FOTO/ Vlonjatët e marrin me humor punën e basteve, Flamurtari përgjigjet me… dëmtimet

Fitorja e Flamurtarit përballë Kastriotit nxori “blof” edhe kompanitë e huaja të basteve (sepse në Shqipëri nuk lejohen).

flamurtari

Ata e konsideronin formalitet triumfin e krutanëve, duke e kuotuar me koeficientin e ulët 1.25. Mirëpo, ja që ka edhe surpriza dhe lum ata bastexhinj që kishin besuar te fitorja e vlonjatëve, sepse koeficienti ka qenë 8.9.

Ndërsa barazimi për këtë ndeshje kuotohej 5.05. Ky lajm është marrë me humor prej klubit kuqezi, që në faqen zyrtare kishin postuar këto dy foto.

Në to shfaqen Indio Olivera dhe Lejdi Liçaj, të dy të dëmtuar dhe të gjakosur si pasojë e lojës së rëndë në Fushë-Krujë. Kjo, si për të konfirmuar se ka qenë një lojë e ashpër deri në sekondat e fundit.

demtimet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"