FOTO/ Vllaznia kryen testet anti-koronavirus, klubi shkodran zbaton Protokollin e FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 21:14

FOTO/ Vllaznia kryen testet anti-koronavirus, klubi shkodran zbaton Protokollin e FSHF-së

Vllaznia ka nisur zbatimin e planit të masave kontrolluese dhe parandaluese kundër përhapjes të koronavirusit.

12

Klubi shkodran kaloi në skanim shëndetësor të gjithë futbollistët dhe stafin teknik duke kryer kontrolle për frymëmarrjen, etj. Rezulton se të gjithë lojtarët dhe stafi teknik ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ky proçes do të kryhet çdo ditë.

FSHF-ja urdhëroi ditën e sotme që të gjitha klubet e futbollit shqiptar të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat për kontrollin shëndetësor të lojtarëve dhe pjesëtarëve të klubeve në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

Njoftimi i Vllaznisë:

Ekipi i Vllaznisë i është rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor duke nisur kësisoj përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin. Por përpara fillimit të saj, në kuadrin edhe të Protokollit të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të gjithë klubet e futbollit në lidhje me masat që ata duhet të marrin për procesin stërvitor për të bërë të mundur parandalimin dhe përhapjen e virusit COVID-19, është bërë një plan pune që është ndjekur nga pjestarët e stafit mjekësor, Ilirjan Haxhaja dhe Redis Mesi.
Ata kanë zbatuar të gjithë masat që duhen ndërmarrë për një rast të tillë duke filluar që nga dezinfektimi i dhomave të zhveshjes dhe ambjenteve të tjera të fushës ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen. Po ashtu, është bërë edhe vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjithë këto mjedisë ndërkohë që stafi është paisur me maskat dhe dorezat e duhura. Pjestarët e stafit mjekësor u kanë shpjeguar lojtarëve dhe stafit teknik edhe njëherë tjetër masat që duhen ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, historinë e këtij virusi dhe po ashtu i kanë udhëzuar se çfarë duhet të bëjnë për mbrojtjen prej tij. Më pas, është vijuar me matjen e temperaturës për të gjithë pjestarët e skuadrës teksa të gjithë kanë rezultuar me temperaturë normale- 36 gradë. Ndërkohë duke fillur që sonte dhe për të vazhduar nesër në orën 10.00, të gjithë pjestarët e ekipit do të jenë sërish në qendrën e rehabilimit të klubit për të marrë matjen e temperaturës me kamerë termike dhe po ashtu edhe testin e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, do të veprohet edhe me të gjithë ekipet e tjera të cilët vërtetë është shumë e rëndësishme që të mos privohen nga procesi stërvitor, por duhet të bëjnë maksimumin e kujdesit për evitimin e këtij virusi. Pas gjithë këtij procesi, ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen dhe gjithçka ka shkuar ashtu si duhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"