FOTO/ VIP-at dhe politikanët shqiptarë reagojnë pas fitores historike të Luiza Gegës në Kampionatin Europian, disa nga postimet e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 14:39

FOTO/ VIP-at dhe politikanët shqiptarë reagojnë pas fitores historike të Luiza Gegës në Kampionatin Europian, disa nga postimet e tyre

Luiza Gega ka shkruar emrin e saj në historinë e sportit shqiptar me një fitore të pabesueshme në Kampionatin Europian ku mori medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish. Kështu ajo ka vendosur një rekord të ri europian që e bën tashmë një emër historik edhe në atletikën kontinentale.

Në lidhje me fitoren historike të Luiza Gegës të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet e njohur. Përmes rrjeteve sociale, Vip-at shqiptarë dhe politikanët kanë uruar me krenari Luiza Gegën për fitoren.

Ja disa nga reagimet:

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka publikuar në Instagran videon e Luiza Gegës, ku shkruan: “Kyyy ëëështë kuuuulmiiiii??????????????? ? Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone ????? E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa?????Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës???????”  I njëjti postim është hedhur edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Arbana Osmani

Moderatorja e njohur ka reaguar gjithashtu në Instagram ku ka ndarë një video të garës së Luiza Gegës, krahas së cilës shkruan: “U zgjova me këtë dhe s’mund të isha më e lumtur. Krenare.”

Blendi Fevziu

Gazetari dhe moderatori i njohur ka publikuar foton e Luzia Gegës me flamurin shqiptar ku shkruan: “Fantastike”

Ilir Shaqiri

Balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip” publikoi në Instastory një video të Luiza Gegës me flamurin Shqiptar, me këngën “Ti Shqipëri më jep nder.”

Olta Boka

Videoja e atletes shqiptare është shpërndarë edhe nga këngëtarja Olta Boka, e cila shkruan: “Vajza që të ndrijnë faqen”

Ardit Çuni

Këngëtari ka publikuar videon e Luiza Gegës me flamurin shqiptar duke shkruar, “Krenar.”

Evi Reçi

Në një postim në Instastory, këngëtarja shkruan: “Ah moj Luzia sa më ke emocionuar! Bravo moj vajzë kampione!”

Xhani Shqerra

Xhani ka publikuar foton e Luiza Gegës me flamurin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"