FOTO+ VIDEO/ Hodhi në tokë kundërshtarin, ish-kampioni i botës në boks feston duke imituar… Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2022 | 13:57

FOTO+ VIDEO/ Hodhi në tokë kundërshtarin, ish-kampioni i botës në boks feston duke imituar… Ronaldon

Kristiano Ronaldo është një shembull që ndiqet nga shumë persona në të gjithë botën për disiplinën e tij sportive, por dhe për festimin e tij të veçantë “Siuuuu”.

pjimage (2)

Portugezi shpesh kur shënon ndonjë gol kërcen duke bërë një shenjë me duar dhe bërtet “Siuuuu”. Ky lloj festimi është bërë viral prej vitesh tashmë, por edhe sot e kësaj dite merr shumë vëmendje nga persona të tjerë të famshëm që e kopjojnë.

I fundit që e ka bërë këtë është Antoni Joshua. Ish-kampioni i botës në boks ishte duke u stërvitur me shokun e tij në traun e balancës. Pasi e hedh në tokë kundërshtarin, 32 vjeçari festoi si Kristiano Ronaldo.

Videoja e këtij momenti ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

a2

abn

a1

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"