FOTO + VIDEO / Ftohtë dhe masa të rrepta policore, tifozët braktisin derbin e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 19:25

FOTO + VIDEO / Ftohtë dhe masa të rrepta policore, tifozët braktisin derbin e kryeqytetit

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës është një ndeshje e cila zakonisht dhuron spektakël dhe si derbi që është, pritej të kishte një atmosferë të ndezur në stadium. Por dueli i sotëm pritet të luhet në një atmosferë ët akullt, me tifozëritë e dy skuadrave që kanë lënë shkallaret thuajse të boshatisura.

WhatsApp Image 2022-01-24 at 7.11.17 PM

Arsyeja është e dyfishtë. E para është për shkak të temperaturave të ulëta në këtë periudhë të vitit. Ndërsa e dyta janë masat e rrepta të policisë për këtë sfidë. Policia ka bërë të ditur se do të kërkojë identifikimin e tifozëve nëpërmjet dokumenteve në hyrje të impiantit.

WhatsApp Image 2022-01-24 at 7.11.09 PM

Kjo ka bërë që tifozët e Tiranës, të cilët pritej të ishin të shumtë në numër, të deklaronin se nuk do të ndiqnin ndeshjen e sotme. Kështu, pak minuta para fillimit të sfidës, dy skuadrat kanë kryer nxemje në një stadium të akullt, me shkallaret thuajse të boshatisura.


OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"