FOTO + VIDEO/ “Australian Open”, italiani duhet të shkonte në tualet: Imodium, faleminderit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 12:47

FOTO + VIDEO/ “Australian Open”, italiani duhet të shkonte në tualet: Imodium, faleminderit

Tenisti italian, Mateo Beretini, arriti një fitore fantastike në Australian Open kundër amerikanit Brendon Nakashima. Por ajo që mori vëmendjen në këtë përballje ishte veprimi i italianit gjatë lojës.

beretini

Beretini vuante nga një problem me stomakun dhe u detyrua të kërkonte dy pushime mjekësore në setin e dytë, për të shkuar në tualet. Gjithashtu ai shkoi në setin e tretë dhë një herë në të katërtin.

Pas fitores ai shkoi përballë një kamere dhe shkruajti: “Imodium, faleminderit”. Imodium është një ilaç që të ndihmon më problemet me diarrhean dhe duket se kjo e ka ndihmuar 25-vjeçarin të përfundoj lojën dhe ta fitojë atë.

fgjhjff

asdasdassa

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"