FOTO/ Verë dhe mish qengji, drejtuesit e Vllaznisë “dehin” Rudi Vatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 23:16

FOTO/ Verë dhe mish qengji, drejtuesit e Vllaznisë “dehin” Rudi Vatën

Java që shkoi ishte e gjitha kushtuar takimit të parë të fazës së dytë, që kuqeblutë do të kenë në Peshkopi përballë Korabit. Një javë që është karakterizuar nga një punë e madhe, e cila është bërë sidomos në aspektin e rritjes fizike të ekipit. Siç edhe dihet, Vllaznia ka nisur me shumë vonesë përgatitjet për këtë sezon.

Kjo ka bërë që edhe procesi stërvitor të mos ishte i mjaftueshëm që skuadra të kishte gjithë përgatitjen e plotë fizike. Megjithatë, skuadra shkodrane arriti që në fazën e parë të merrte rezultatin e duhur, pavarësisht humbjes në përballjen e fundit të kësaj faze, atë me Ilirinë. Tekniku kuqeblu, Hasan Lika, edhe gjatë fazës së parë, shfrytëzoi në maksimum ndërprerjet që pati kampionati për të rikuperuar dhe për të punuar për rritjen e skuadrës së tij, sidomos në aspektin fizik të saj.

engin firat suad lici rudi vata

Kjo javë ka vlejtur edhe për ripërtëritjen e plotë të disa prej lojtarëve, të cilët kanë pasur probleme me dëmtimet si Lika, Malota e Selimaj. Ndërkaq, drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, dhe administratori i klubit, Suad Lici, e kanë shfrytëzuar këtë moment pushimi për të darkuar me ish-trajnerin e Vllaznisë, Rudi Vata, që ndodhet në Shkodër ku ndoqi ndeshjen e Kombëtares ndaj Skocisë. Në një atmosferë të ngrohtë pranë oxhakut dhe me qengjin që piqet në hell, drejtuesit kanë kaluar disa orë të këndshme, ndërsa Firat i ka ndarë këto momente me miqtë e tij në “Facebook”.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"