FOTO/ Vëllai i Mesit në kërkim nga policia, në varkën e tij u gjet gjak dhe pistoletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 20:30

FOTO/ Vëllai i Mesit në kërkim nga policia, në varkën e tij u gjet gjak dhe pistoletë

Matias Mesi, një nga dy vëllezërit më të mëdhenj të fituesit të 5 herë të topit të artë dhe së fundmi i 4-ti si futbollisti i vitit, po përballet me akuza për vrasje.

mesi vellezerit

Matias i tregoi një roje sigurie se ai kishte prerë fytyrën, pasi ishte përplasur me një shkëmb afër shtëpisë së tij në Argjentinë. Por ai u ndoq nga pas pasi në varkë u gjet gjak në të gjithë barkën  e tij dhe një armë ‘380 e tipit “handgun”.

Foto horror u zbuluan nga mediat lokale, ku shihen qartë gjak në motorin e përparmë të barkës në klubin e peshkimit në qytezën e Figieras.

varka vellait mesit

Matias, pasi mashtroi për një deklaratë të rreme të vdekjes së tij pas një aksidenti me makinë, duket se kësaj here “proçkave” të tij po i vjen fundi.

Kujtojmë që vitin që shkoi ai u urdhërua të mësonte për futboll si shërbim pasi u kap më një armë në Audin e tij A5.

Tani do të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet që s’kanë të sosur për vëllain e yllit argjentinas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"