FOTO / Urdhri i FSHF-së për Shpresat: Administrata, klubet dhe Enea Jorgji &Co në stadium!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2017 | 21:32

FOTO / Urdhri i FSHF-së për Shpresat: Administrata, klubet dhe Enea Jorgji &Co në stadium!

Edhe hyrja falas duket se nuk mjafton për të bindur tifozët që të ndjekin ndeshjet e Shpresave të drejtuara nga Alban Bushi dhe kjo u pa në duelin kundër Francës. Shumë pak njerëz ishin të pranishëm në “Selman Stërmasi” edhe pse hyrja ishte falas dhe për të evituar shkallare të boshatisura nesër ndaj Estonisë, duket se FSHF ka marrë masa drastike.

federata njoftimi

Në një urdhër të brendshëm të institucionit, shfaqet lista e gjërave që duhen bërë për organizimin e ndeshjes dhe bien në sy disa pika sa i përket pranisë në stadium në mënyrë që të duket sikur shkallaret janë të mbushura.

shqiperi france

E gjithë administrata e FSHF-së duhet të jetë e pranishme në Elbasan, ndërsa secili prej punonjësve të institucionit duhet të shpërndajë me detyrim në rrjetet sociale njoftimet rreth kësaj sfidë.

Gjithashtu, kërkohet të njoftohen për pjesëmarrjen në ndeshje të gjithë gjyqtarët, delegatët dhe vëzhguesit e Elbasanit dhe zonave përreth. Që do të thotë se edhe Enea Jorgji dhe gjyqtarët e tjerë të kolegjiumit të Elbasanit duhet të shkojnë të ndjekin këtë takim.

Më pas ky urdhër shtrihet edhe me pjesëmarrjen e ekipeve rajonale dhe të zonave përreth. Ndërkaq, kërkohet edhe kontakti me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të garantuar pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave në stadium, edhe pse takimi është në orën 20:00 të darkës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"