FOTO/ UEFA zbarkon në Kosovë, inspekton stadiumin e Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 19:50

FOTO/ UEFA zbarkon në Kosovë, inspekton stadiumin e Prishtinës

Dy zyrtarë të UEFA-s, Nicolas Marshall dhe Joschim Brachert inspektuan punimet që janë duke u bërë në stadiumin e qytetit të Prishtinës, të shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ministri i Sporteve, Kujtim Gashi.

uefa kosove

Ky impiant pritet të pranohet si stadium i kategorisë së katërt, ndërsa shumë shpejt do të bëhet testimi i tapetit të barit, i cili duhet të bëhet në një ndeshje jozyrtare.

“Sipas informatave që i kemi nga Ministria dhe Departamenti i Sportit duhet të testohet bari në ndeshje jo zyrtare, pastaj në funksion të përfundimit të punimeve ne do të organizojmë një ndeshje inauguruese, mirëpo ajo mbetet pas testimit të barit, i cili do të bëhet me ndeshje jo zyrtare dhe pa publik. Pastaj do të bisedojmë për detajet dhe datën ekzakte nëse mund të organizohet një ndeshje miqësore, nëse punimet kryhen me dinamikën e paraparë dhe nëse kryhet me kohë siç thamë në fillim të qershorit”, deklaroi Vokrri.

uefa kosove1

Në praninë e drejtuesve të UEFA-s, kreu i FFK-së shtoi gjithashtu se stadiumi i qytetit e ka një pronar dhe ai është Kuvendi Komunal i Prishtinës. Punimet për rinovimin e stadiumit të Prishtinës filluan në vitin 2016 dhe afati për përfundimin e punimeve ka qenë gushti i vitit 2017, por tani thuhet se punimet do të mbyllen në qershor të këtij viti./TCH

dsc-0644_5556

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"