FOTO/ Udhëhoqi skuadrën drejt fitores, futbollisti shqiptar mes të më mirëve në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 18:36

FOTO/ Udhëhoqi skuadrën drejt fitores, futbollisti shqiptar mes të më mirëve në Francë

Futbollisti i Kosovës dhe Stade de Reimsit Valon Berisha është përzgjedhur si njëri prej lojtarëve më të mirë të javës së tetë të kampionatit frandez. Media e njohur franceze dhe europiane “L’Equipe” e ka përfshirë mesfushorin 27-vjeçar në “Formacionin më të mirë të javës së tetë të Ligës 1”.

ElMA0upXUAAshXv-600x360-1
Berisha vlerësohet me notën 7 për paraqitjen e mirë ndaj Montpejesë ditën e djeshme kur Stade-de-Reims triumfoi 0-4. Megjithëse nuk shënoi apo asistoi në këtë takim, Berisha udhëhoqëi organizimin e lojës së ekipit të tij duke qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

Në formacionin më të mirë të kësaj jave në Francë janë përzgjedhur dhe ylli i PSG-së Nejmar dhe sulmuesi i Lioni Memfis Depai.

ElPYSqQXIAA2t6z
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"