FOTO/ U tha se do jetë pjesë e “Big Brother VIP”, Hygerta Sako zbulon se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 18:44

FOTO/ U tha se do jetë pjesë e “Big Brother VIP”, Hygerta Sako zbulon se…

Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”, i cili do të nisë transmetimin në muajin tetor.

hygerta sako (1)

Moderatorja e sportit publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto nga pushimet, ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë vjollcë, që i tregojnë linjat trupore. Mes komenteve të shumta, në sy ra ai i kushëririt të saj, Fationit, i cili ka qenë pjesëmarrës në “Big Brother 7”.

hygerta sako (5)

“Gati për ‘Big Brother VIP’?”, i shkroi Fationi, së cilit Hygerta iu përgjigj: “Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”, duke nënkuptuar se nuk do të jetë pjesë e këtij formati që do të nisë transmetimin së shpejti.

hygerta sako (3)

Javën e kaluar u mësua se Lei Kraja do të jetë pjesë e “RTSH-së” në emisionin “Ditë pas Dite” të Fjodora Fjorës. Por përveç kësaj, Lei ka treguar se do të jetë pjesë edhe e një emisioni sportiv, duke ngritur dyshimet se mund të zëvendësonte Hygerta Sakon.

Megjithatë, tashmë që Hygerta zbuloi se nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, zëvendësimi i saj nga dikush tjetër nuk është më i nevojshëm. Me anë të disa postimeve ditën e djeshme, Sako tregoi se është sërish pjesë e emisionit sportiv.

hygerta sako

hygerta sako (7)hygerta sako (2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"