FOTO/ U shpartalluan nga Bajerni, klubi gjerman thumbon Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 13:15

FOTO/ U shpartalluan nga Bajerni, klubi gjerman thumbon Barcelonën

Klubi i Eintrahtit të Frankurtit nuk e ka bërë tragjedi humbjen e thellë 5-0 në Bavari ndaj Bajern Mynihut ditën e djeshme në Bundesligë. Pas përfundimit të takimit, klubi tentoi të inkurajojë tifozët e vet duke shkruar në “Twitter” se ata nuk patën fatin e keq të Barcelonës, të cilët u shpartalluan me rezultatin 8-2 nga Bajerni në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar.

ElHNPVjWkAIea0d

“Humbëm ndaj kampionëve të Europës duke pësuar më pak gola se Barcelona”, shkruhet në faqen zyrtare të Eintrahtit të Frankfurtit.

Një mesazh i tillë natyrisht që i ka “djegur” palës katalanase teksa ditën e djeshme, skuadra e Ronald Kumanit humbi një tjetër të rëndësishme, “El Klasikon” në Katalunja me Realin 1-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"