FOTO/ U rrit te Skënderbeu, mesfushori i jep lamtumirën korçarëve: Me ju kam jetuar e ëndërruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 18:13


FOTO/ U rrit te Skënderbeu, mesfushori i jep lamtumirën korçarëve: Me ju kam jetuar e ëndërruar

Uerdi Mara nuk do të jetë më një futbollist i Skënderbeut, i cili duket se është gati për një aventurë të re.

uerdi mara

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili i jep lamtumirën klubit në të cilin u rrit dhe tifozëve korçarë.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e  duhura në këtë moment, pasi janë shumë vite, shumë emocione, të gjitha së bashku… Nuk do harroj kurrë ato qe më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje. Me ju jam rritur, kam mësuar, kam jetuar e kam ëndërruar.
Dua të falënderoj te gjithë trajnerët të cilët më kanë mësuar dhe ndihmuar të rritem dhe te jem ky që jam sot…
Padyshim që dua te falënderoj gjithë tifozerinë korçare dhe në veçanti ‘Ujqërit E Dëborës’ të cilët na kanë mbështetur ne çdo moment të mirë dhe të keq…
Mirënjohje për te gjithë klubin e Skënderbeut, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, në veçanti. Presidentin dhe familjen e tij për mundësinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë.
Më e rëndësishmja falënderimi i shkon familjes sime, mbështetësit e mi kryesorë!
Uroj qe ekipi i Skënderbeut te ringrihet dhe të shkojë në nivelet që meriton.
Me respekt dhe mirënjohje, Uerdi Mara!”, ishin fjalët e zgjedhura nga 23-vjeçari.

 


View this post on Instagram

A post shared by Uerdi Mara (@uerdimara)

PANORAMASPORT.AL