FOTO/ U përfol për një lidhje me Endri Çekiçin, Megi Pojani zbulon si i pëlqen ta thërrasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 15:51


FOTO/ U përfol për një lidhje me Endri Çekiçin, Megi Pojani zbulon si i pëlqen ta thërrasin

Seksi, e zhdërvjellët, pa komplekse janë vetëm disa nga epitetet që fansat i kanë vendosur Megi Pojanit.

Aktorja gëzon një famë të madhe në rrjete sociale, ku nuk janë të rralla fotot dhe shprehjet provokuese.

Së fundmi Megi ka shijuar një vakt, teksa ka pozuar këndshëm në një ambjet shumëngjyrësh. Krahas një fotoje të postuar në Instastory, Pojani i ka lënë edhe mbishkrimin “Princeshë” vetes.

Të jetë ky një epitet që dikush e thërret, apo ia ka vendosur vetë vetes, Megi?!

Kujtojmë që disa foto në një vend të përbashkët, bënë që Megi Pojani dhe Endri Çekiçi, të përfliteshin për një lidhje.

Më pas detaje ne rrjetet e tyre sociale vetëm sa i shtuan këto dyshime, ndonëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët.

Një muaj më parë aktoren e “tradhtoi” një foto në ashensor, ku nga shkrimi u kuptua që Megi ndodhej në Turqi. Bëhej fjalë saktësisht për bllokun e ndërtesave ku jeton Endri, i cili është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor.


PANORAMASPORT.AL