FOTO/ U larg nga fusha me gjurin e fashuar, shikoni statistikat e frikshme të Ibrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:15

FOTO/ U larg nga fusha me gjurin e fashuar, shikoni statistikat e frikshme të Ibrës

Zllatan Ibrahimoviç ishte padyshim heroi i Milanit, në triumfin 1-3 që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Napolit.

bandicam 2020-11-22 22-29-49-699

Suedezi shënoi 2 dopietë, teksa la fushën e në minutën e 79-të, duke i lënë vendin Kolombos. Ibra u pa në stol me gjurin e fashuar, duke alarmuar drejtuesit dhe tifozët e Milanit.

Për sa i përket statistikave dhe vlerësimit të faqes së specializuar “Sofa Score”, Ibra u vlerësua me notën 8.8 në fundin e ndeshjes.

Në 3 goditje në portë, 2 prej tyre 39-vjeçari arriti t’i dërgonte në rrjetë. Ibra arriti të fitonte gjithashtu edhe plot 9 nga 11 duelet ajrorë.

STATISTIKAT E PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE” EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Ibrahimovic statistikat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"