FOTO/ “U ktheva pas një kohe të gjatë aty ku duhet të jem”, futbollisti i Shqipërisë i lumtur për debutimin me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 19:26

FOTO/ “U ktheva pas një kohe të gjatë aty ku duhet të jem”, futbollisti i Shqipërisë i lumtur për debutimin me ekipin e ri

Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli mundi të realizonte sot debutimin me ekipin e tij të ri Specian. Ish-lojtari i Hajduk Splitit u aktivizua për 11 minuta në fitoren ndaj Çitadelas në raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë, ku Specia fitoi me rezultatin 0-2.
Ismajli-ufficiale-Spezia
24-vjeçair nuk e ka fshehur gëzimin duke shkruar në rrjetet sociale se është kthyer aty ku duhet të jetë, në fushën e lojës.

“Pas një kohe të gjatë, jam aty ku duhet të jem!”, shkruan Ismajli.

Pasi nuk u grumbullua për ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Ismajli ka mundësinë e mirë të rikthehet sërish në kombëtare. Ai pritet të jetë sërish titullar për dy ndeshjet e fundit në këë kompeticion. Së bashku me Berat Gjimshitin dhe Marash Kumbullën, Ismajli do t’i ofrojë më tepër siguri trajnerit Reja.

123210058_3703728773056069_8922499809144368060_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"