FOTO/ Troisi propozon pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë: Të vendoset VAR-i, më mirë një robot!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 18:07

FOTO/ Troisi propozon pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë: Të vendoset VAR-i, më mirë një robot!

Akuzave të Flamurtarit për gjykim të gabuar në sfidën e sotme të Kupës së Shqipërisë në Vlorë kundër Vllaznisë u është bashkuar dhe tekniku i vlonjatëve Marselo Troisi.

Marcelotroisi

Në një mesazh të fundit të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, braziliani kërkon që të vendoset sa më shpejt VAR-i dhe në futbollin shqiptar duke e konsideruar një “shfaqje groteske” akordimin e penalltisë për Vllazninë në minutën e 27-ë të ndeshjes për të cili Flamurtari pretendon se ishte inekzistent pasi futbollisti i shkodranëve u hodh qëllimisht para mbrojtësit të Flamurtarit për të fituar penallti.

Edhe pas humbjes me Partizanin në fundjavë 2-0, Flamurtari pretendoi se penalltia e akorduar në favor të Partizanit ishte inekzistente.

“Nuk e kam mbështetur kurrë VAR-in, por pas asaj shfaqjeje groteske të arbitrave sot, pranoj 100% që të vendoset VAR-i. Më mirë shtypni një robot!”, shkruan tekniku brazilian.

Vllaznia fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Flamurtarit duke siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Flamurtari po e sheh akoma më afër Kategorinë e Parë.

troisi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"