FOTO/ Trimi i mirë me shokë shumë, Roshi sërish vizitë speciale nga ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 11:06

FOTO/ Trimi i mirë me shokë shumë, Roshi sërish vizitë speciale nga ata që…

Odise Roshi ndodhet në Romë për fazën e rikuperimit pas dëmtimit. Disa ditë më parë ai është vizituar nga mesfushori i kombëtares sonë, Ledian Memushaj. “Faleminderit për prezencën tënde” ka qenë mesazhi i Roshit për vlonjatin.

roshi bala berisha

Ditën e sotme Roshi ka pasur një vizitë nga 2 futbollistët që i ka shokë ekipi te Ahmat Grozni. Bëhet fjalë për Bekim Balajn dhe Bernard Berishën. Të dy i janë gjendur pranë numrit 21 të kombëtares sonë në këtë moment të vështirë. “Çfarë surprise e bukur sot  ardhja juaj”, ka shkruar mesfushori në përshkrimin krah fotos.

roshi memushaj
Foto e disa ditëve më parë mes Roshit dhe Memushajt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"