FOTO/ Tre penallti dhe i kuqi i Bentankurit, Kalvareze gaboi gjithçka. Shikoni moviolën e Juventus-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2021 | 11:33

FOTO/ Tre penallti dhe i kuqi i Bentankurit, Kalvareze gaboi gjithçka. Shikoni moviolën e Juventus-Inter

Që të ishte një ndeshje gjithë tension, kjo pritej, por katalogu i gabimeve të arbitrit Xhanpaolo Kalvareze në Juve-Inter fillon shumë shpejt.

juve inter

Në minutën e 22-të vjen rasti i parë polemizues, ku pas një goditjeje këndi, gjatë një rrëmuje në zonën e Interit, aksioni përfundon me Kielinin të shtrirë në tokë. Për kryesorin nuk kishte ndodhur asgjë, por ndonëse zikaltrit ishin lëshuar në zonën e Sheznit, VAR-i thërret Kalvarezen që të rishohë aksionin dhe krahun e Darmianinit në trupin e kapitenit bardhezi. Intensiteti i mbajtjes dukej i madh dhe si rrjedhojë edhe e këshillave të disenjatorit Ricoli, për të riparë rastet e dyshimta, “bilbili” ndryshon vendim dhe akordon penallti, plus të verdhë për Darmian.

dar

Kalojnë 12 minuta dhe sërish VAR-i thërret Kalvarezen, që kishte lejuar lojën në zonë: Lautaro bie në zonë, por sërish nuk ishte akorduar asgjë, ndonëse Irrati nga televizori i sinjalizon një shkelje në thembër të pësuar nga De Ligt dhe sërish penallti pas pamjeve në monitor, për 1-1.

lau 1

PJESA E DYTË – Por, makthi nuk përfundon këtu. Pas 10 minutash lojë në fraksionin e dytë, një duel trup më trup Lukaku-Bentankur, me Kalvarezen që nuk vërshëllen asgjë, por pas disa protestave zikaltër, gjyqtari ndërron mendje dhe ndëshkon me të verdhën e dytë mesfushorin e Juves, ndonëse jo vetëm faull nuk duket të ketë, por as e verdha nuk ekziston.

ben

Minuta 65-të dhe sërish VAR-i protagonist: Lukaku duket sikur shkakton faull ndaj Kielinit, me topin që përfundon në rrjetë. Kalvareze vërshëllen në favor të bardhezinjve, por VAR-i e thërret që të korrigjohet dhe kështu ndodh. Ndeshja barazohet 2-2, pasi nga pamjet televizive ishte Kielini që mban Lukakun dhe jo e kundërta.

luk

Gol i rregullt dhe 4 minuta nga fundi Kuadrado “peshkon” një penallti, pasi Perisiçi e gjen pas një finteje që t’i mbetet mes këmbëve.

peri

Këtë herë, Kalvareze tregon pikën e bardhë pa riparë pamjet dhe dëgjuar VAR-in, ndonëse edhe në këtë rast, 11- metërshi duket shumë zemërgjerë dhe Juvja fiton 3-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"