FOTO/ Torturoi Konten sezonin e kaluar, tifozët e Çelsit duan që përballë Totenhemit të jetë titullar Broja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 9:15

FOTO/ Torturoi Konten sezonin e kaluar, tifozët e Çelsit duan që përballë Totenhemit të jetë titullar Broja

Çelsi do të presë në “Stamford Bridge” Totenhemin në derbin e Londrës që do të luhet në javën e dytë të Premier Ligës. Trajneri i “Bluve”, Tomas Tuhel, duket se i ka idetë e qarta për formacionin që do të hedhë në fushë dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, pritet ta nisë nga stoli.

broja tuhel

Gjithsesi duket se një pjesë e mirë e tifozëve të Çelsit, duan që 20-vjeçari shqiptar të jetë titullar në këtë përballje.

Arsyeja është sepse ata e shohin si një talent premtues për skuadrën dhe kërkojnë që të arrijë sa më shpejtë potencialin e tij, duke i besuar më shumë minuta në këmbë.

Me anë të një postimi në Tëitter, njëri prej tyre u shpreh: “Kjo skuadër e Çelsit është plot me lojtarë të shtrenjtë dhe të talentuar. Gjithsesi, aty është një lojtar që unë dua ta shikoj të startojë përballë Spërsave këtë fundjavë dhe nuk ka kushtuar asnjë qindarkë. Ai njeri është Armando Broja. Është koha e tij!”.

broja

Një tjetër arsye pse tifozët duan që sulmuesi shqiptar të jetë në fushën e lojës pikërisht përballë Kontes, është se në sezonin e shkuar, Broja ishte protagonist me një gol në fitoren e Sauthemptonit kundër Totenhemit në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"