FOTO/ Tirana gati të presë Florian Markun, boksieri shqiptar vjen me surprizën e madhe për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 11:03

FOTO/ Tirana gati të presë Florian Markun, boksieri shqiptar vjen me surprizën e madhe për tifozët

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është gati që të realizojë ëndrrën që e ka përmendur aq shumë nëpër intervista, për t’u ndeshur përballë publikut shqiptar.

FLORIAN MARKU

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Marku shkruan: “Javën që vjen do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes në Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”.

 

Kampioni i IBF International në peshat e lehta nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u ndeshur në Tiranë dhe sidomos në stadiumin “Air Albania”, i cili dhe në një intervistë të fundit ka treguar se kjo përballje pritet të vijë në gusht, por kundërshtari ende nuk dihet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"