FOTO/ Tifozët e Milanit nuk e harrojnë Çalhanollu, kore për “tradhtarin” e pastaj i djegin fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 23:56

FOTO/ Tifozët e Milanit nuk e harrojnë Çalhanollu, kore për “tradhtarin” e pastaj i djegin fanellën

Tifozët e Milanit nuk do t’ia falin lehtë Hakan Çalhanollu tradhtinë e tij në verën e kaluar, kur i braktisi për Interin. Mesfushori turk u largua duke deklaruar se kërkonte një skuadër që luftonte për trofe edhe sot, ishte koha e “hakmarrjes” për kuqezinjtë.

ddd-ksdH-U440631345645gUC-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Gjatë ndeshjes ndaj Sasuolos, tifozët e Milanit kënduan disa here në kor emrin e tij në formë tallje, teksa shihnin skuadrën e tyre të fitonte dhe të shkonte drejt titullit kampion. Ndërkohë, nuk munguan koret as mes grupeve të tifozëve të mbledhur në “Piazza Dumo” në Milano për të festuar titullin pasi përfundoi ndeshja.

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-ksdH-U440631345645QoC-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Një grup syresh duket se kishte ardhur i përgatitur për një “ceremoni” të veçantë kushtuar turkut. Ata i kanë vënë flakën në mënyrë simbolike fanellës së tij kuqezi duke e lënë aty në mes të sheshit.

bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb-ksdH-U440631345645htE-528x329@Gazzetta-Web_528x329

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"