FOTO/ Tifozët e Bajernit hedhin para tek këmbët e Nejmarit, sërish protestë ndaj çmimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 23:01

FOTO/ Tifozët e Bajernit hedhin para tek këmbët e Nejmarit, sërish protestë ndaj çmimeve

Tifozët e Bajernit, kanë vazhduar me protestat e tyre, për çmimet e larta të biletave, në stadiumet europiane, ku shkojnë në transfertë për të ndjekur ekipin e tyre.

nejmar para

Edhe në sfidën e sotme ndaj PSG, bavarezët hodhën para, tek këmbët e Nejmarit, teksa ai po ekzekutonte një goditje nga këndi, lidhur kjo me vlerën e lartë për të blerë sulmuesin brazilian në verë. Në një banderolë tjetër, tifozët shkruanin: “Hedhja e parave falso në fushë dënohet me gjobë, kurse shkatërrimi i futbollit është diçka e mirë.”

Kjo ishte edhe përgjigja e tyre, për dënimin që UEFA i dha klubit, pas hedhjes së parave falso në fushë, gjatë transfertës së Anderlehtit në Belgjikë, ku ata protestonin për çmimet e larta të biletave.

tifozet e bajernit proteste

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"