Foto / Tifozët akuzojnë Skënderbeun për tolerim, klubi u përgjigjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2017 | 23:33

Foto / Tifozët akuzojnë Skënderbeun për tolerim, klubi u përgjigjet

Menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipëris7, tifozë të shumtë korçarë i janë kundërvënë klubit të Skënderbeut duke e akuzuar për tolerim ndaj Tiranës. Në postimin e klubit në Facebook për rezultatin e ndeshjes kanë vërshuar komentet e tifozëve të pakënaqur.

skenderbeu faqaj

Çuditërisht, klubi u ka kthyer atyre përgjigje. “Ku e patë të shiturën, boll se është turp të akuzoni në këtë mënyrë. E vërtetë që ishim në një ditë të keqe dhe plot mungesa dhe ndikoi në rezultat”, shkruhej në postimin e klubit.

skenderbeu postim tjeter

Por kjo nuk ka ndalur tifozët të cilët kanë shtuar akuzat e tyre ndaj klubit duke e cilësuar turp dhe tallje që iu bë atyre në ndeshjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"