FOTO/ “Thonë që kur dalin lojtarë të rinj, duhet të tërhiqen të vjetrit”, Osmani jep mesazhin e mençur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 16:18

FOTO/ “Thonë që kur dalin lojtarë të rinj, duhet të tërhiqen të vjetrit”, Osmani jep mesazhin e mençur

Mbrojtësi veteran Tefik Osmani ka publikuar një tjetër mesazh domethënës.
tefik osmani
Futbollisti i Tiranës përdor një thënie klasike se kur “të rinjtë dalin, duhet të tërhiqen të vjetrit”, duke vendosur foto dhe dy djemtë e tij. Kjo thënie shkon për shtat qëndrimit të tij në klubin bardheblu, ku ai ka pranuar qëndrimin në stol dhe hapjen e rrugës për lojtarët më të ri në funksion të sigurimit të titullit.

Pavarësisht se nuk u aktivizua si titullar që nga momenti kur Egbo mori stolin e Tiranës, Osmani dhe disa “senatorë” të tjerë të Tiranës kontribuan për sigurimin e titullit kampion duke inkurajuar skuadrën brenda dhe jashtë fushe.

osmaniii
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"