FOTO/ Tefik Osmani më i fshehtë se kurrë: Ronaldo shkoi te Juvja, për të ardhmen time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 23:35

FOTO/ Tefik Osmani më i fshehtë se kurrë: Ronaldo shkoi te Juvja, për të ardhmen time…

Tefik Osmani është i njohur për deklaratat e tij të bujshme në skenën futbollistike shqiptare, dhe këtë gjë mbrojtësi vazhdon ta bëjë edhe në rrjetet sociale. Pak minuta më parë, ai ka postuar një foto, teksa gjendet ende me pushime.

Osmani2

Por, ajo që e bën akoma më interesante është shkrimi bashkëngjitur fotos. “Franca fitoi, Ronaldo shkoi te Juvja, për mua do prisni edhe pak ditë” – shkruan Osmani në Facebook. Mbrojtësi i Skënderbeut, ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e korçarëve edhe për sezonin e ri, apo do të zgjedhë një ekip të ri për të vazhduar karrierën.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"