FOTO/ Të infektuar me koronavirus, Dibala dhe e dashura e tij japin lajmin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 22:18

FOTO/ Të infektuar me koronavirus, Dibala dhe e dashura e tij japin lajmin e fundit

Ylli i Juventusit Paulo Dibala dhe e dashura e tij Oriola Sabatini qetësuan të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe tifozët e Juventusit se tashmë ndihen mirë, disa ditë pasi rezultuan pozitiv me koronavirus.

dibala e fejuara

Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas ai që publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar në gjuhën spanjolle se ai dhe e dashura e tij “janë shumë mirë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, e dashura e tij u shpreh për radion argjentinase “Club del Moro” se ajo dhe partneri i saj ndihen më mirë, ndërsa do të provojnë sërish tamponin në datën 31 mars.

Dibala është futbollisti i tretë i Juventusit, i cili është infektuar me virusin COVID-19. Dy futbollistët e tjerë janë Daniele Rugani dhe Blez Matuidi.

View this post on Instagram

Estamos bien ???

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"